Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka analizuar situatën e sotme në Veri.
Tahiri ka thënë se plani i Serbisë është që Veriu i Kosovës të kthehet në protektorat, andaj Qeveria e Kosovës duhet të bëj kujdes me situatën.
“Situata sot ne pjesen veriore eshte tensionuar nga nderhyrjet e ligjshme te Policise. Mirepo Qeveria duhet te kete kujdes, ta kontrolloj dhe shtensionoj situaten, dhe mos ta bjerr punen qe kjo ceshtje te shkoj ne Bruksel, sic e beri me rastin e zbatimit te marrveshjes se Brukselit per targa. Ka rrezik qe i krejt veriu te kthehet ne protektorat, qe eshte skenar djallezor i Serbise. Kam terhequr verejtjen per kete skenar kur Qeveria pranoi ne dialogun e Brukselit qe KFOR-i te vendoset ne zonen e dy pikave kufitare ne veri” shkruan Tahiri në reagim./Botapress,info./