Botapress, 18 Maj – Edi Rama, kryeministri i Republikës së Kosovës ka vazhduar që ta “injorojë” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Kryeministri Shqiptar para darkës së përbashkët në Bruksel, me shefin e BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrelin dhe emisarin për bisedime Miroslav Lajcak, por jo edhe me Albin Kurtin, shkruan Botapress.
“Inatin” e tij ndaj Albin Kurtit, Edi Rama e ka shpërfaqur edhe përmes postimit të tij në Facebook. Rama ka botuar fotografi të takimeve me Borrelin e me Lajcakun ndërkaq në fotografinë e përbashkët të liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama nuk shfaqet afër Albin Kurtit, sic ndodhi në Bërdo gjatë takimit të presidentëve të vendeve të rajonit kur Presidentja Vjosa Osmani u pa duke i cakërruar gotat me presidentin Ilir Meta dhe u rendit afër presidentit shqiptar, duke shprehur rrespektin dhe miqësinë vëllazërore mes tyre.
Rama edhe më herët e ka shfaqur raportin e tij të ftohtë ndaj Albin Kurtit, ndërkaq u inatos edhe më shumë kur Albin Kurti mori pjesë në fushatën dhe në votimet e 25 Prillit në Shqipëri, duke përkrahur dhe votuar kandidatët e Vetëvendosjes për zgjedhjet nacionale në Republikën e Shqipërisë, shkruan Botapress.