Muajve të fundit ka pasur disa raste tragjike të vdekjeve të punëtorëve si pasojë e lëndimeve në vendet e punës. Ndonëse këto raste nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti ata.
Për një rast të lëndimit në punë që ka ndodhur në Ferizaj gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka iniciuar rast.
I ngushtohet rrethi dorasit për vrasjen e ish-gruas, kërkimet shtrihen edhe në Prishtinë
Burimet bëjnë me dije se një punëtor (37-vjeçar) i kompanisë “AL-Beni Plast” në Ferizaj, derisa ka qenë duke punuar, ka pësuar frakturë në njërën këmbë, për çka u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal. Për shkak të gjendjes serioze, viktima është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimit të rëndë, ku po merr trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë në vendin e punës”. /Botapress.info/