Vetëm deri nesër (3 tetor 2025) në ora 23:59 do të mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platofrmës e-Kosova. Kështu ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI)
Teksa kanë treguar për afatin, MAShTI bëri të ditur edhe se sa aplikime janë bërë prej 15.
“Për të gjithë ata që ende nuk e kanë plotësuar aplikimin e tyre, ky është njoftimi i fundit për të përfituar nga mundësia e subvencionimit. Pas këtij afati, pra nga ora 00:00 e datës 4 tetor, aplikimet nuk do të pranohen më dhe platforma do të mbyllet. Që nga hapja e platformës më 15 gusht 2025 janë pranuar 203,865 aplikime, janë trajtuar 200,679 aplikime, prej tyre janë aprovuar 195,343, janë refuzuar 5336 aplikime, ndërsa në proces të verifikimit mbesin edhe 3186 aplikime. Platforma do të mbetet e qasshme vetëm për koordinatorët komunalë dhe shkollorë, deri në përfundim të trajtimit të aplikimeve të mbetura. MAShTI inkurajon të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë që nuk kanë aplikuar ende, të përfundojnë aplikimin brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që fëmijët e tyre të përfitojnë nga subvencionimi i teksteve shkollore dhe materialeve mësimore”, thuhet në thirrjen e MAShTI-it.



Të tjera
Lajme
Tre të lënduar në një aksident mes motoçikletës dhe këmbësorëve në Prishtinë
Një aksident trafiku me lëndime ka
Lajme
Arrestohet një person në Pejë për përmbajtje abuzive ndaj fëmijëve në internet
Një person është arrestuar në Pejë
Aktuale
Kurti në Han të Elezit: Mos me t’u njoftë fitorja e mos me t’u pranu rezultati tregon që i kemi disa sfida si shoqëri
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka