Një vjedhje e rëndë në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë.Policia njofton se atje është arrestuar një person pasi është kapur në flagrancë duke e vjedhur kulmin e stacionit të autobusëve.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË|Mitrovicë Jugu 20.08.2022 – 02:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur në flagrancë duke vjedhur kulmin e stacionit të autobusëve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. +