Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të pazakontë ku tre meshkuj dhe një femër janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur.
Lidhur me këtë rast, siç njofton PK’ja në raportin e saj të përditshëm, femra kosovare është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Hoxhë Tahsini, Prizren 03.07.2023 – 20:30. Tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare kanë pësuar lëndime trupore gjatë një përleshje që ka ndodhur ndërmjet tyre pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja. /Botapress.info/