Analisti dhe gazetari Berat Buzhala ka shkruar në lidhje me arrestimin e dy zyrtarëve të MINT e biznesmenit Ridvan Muharremi, në lidhje me aferën “Vaji”, e publikuar pikërisht nga ai. Por shjegoi se nuk kishte më shumë se aq sa raportoi njohuri, duke shtuar se dyshimi shtohej me refuzimin e zyrtarëve për qasjen në dokumente.
Berat Buzhala, në Nacionale, i botoi një varg artikujsh rreth kësaj afere, aq sa e meritoi epitetin si dezinformues nga ministrja Hajdari, që edhe e paditi përkundër se prej këtyre raportimeve rezultuan hetime e arrestime më pas.
Buzhala ka sqaruar se nuk i njeh personalisht asnjërin nga akterët; as Ridvan Muharremin, as zyrtarët e as vet Ministren Rozeta Hajdari.
Sipas tij, krejt raportimi i tij, u bë në funksion të kuptimit për atë se çfarë fshihet pas blerjeve sekrete.
Buzhala ka thënë se tashmë kjo punë, iu takon organeve të rendit e se vet ai më nuk do të merret me këtë çështje, duke theksuar se veprimi i organeve të drejtësisë, edhe kundër pushtetit, shkon në të mirë të shoqërisë.
“Ky eshte leksion per vendet ne tranzicion. Demokracia dhe rendi e ligji me se miri po funksionojkan kur pushteti dhe prokuroria nuk jane ne pozita miqesore me njeri tjetrin. Ky pushtet ka provu me e kape prokurorine, por fale Gjykates Kushtetuese ka deshtu. Tash na po e shohim prokurorine tuj vepru. Ketu vec qytetaret perfitojne.”