Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka publikuar video nga vetura njësoj si kryeministri Kurti, i cili njoftoi sot se në mbledhjen e 100-të të qeverisë do të flasin për të gjeturat e ministrave në këtë periudhë qeverisëse.
Arben Gashi i LDK-së në këtë paraqitje i tha kryeministrit: “Presim prej teje projekte konkrete ne punë, përndryshe je i dështuar”.
Postimi i tij i plotë:
Video nga vetura ka publikuar edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se në mbledhjen e 100-të nuk ka vend për analizën e të gjeturave “por për preznetim të rezultateve e vendimeve prej të cilave kanë përfituar qytetarët e Kosovës”, ishte kjo porosia e tij.