Dy të mitura janë ngacmuar seksualisht nga dy vëllezër në Istog. Të njëjtat kanë tentuar t’i fusin në veturë.Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit, teksa tjetri ndodhet në arrati.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
NGACMIM SEKSUAL/Istog 09.09.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar ti fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Botapresss.info/