Të premten e 28 korrikut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përfundimisht refuzoi kërkesën e Klan Kosovës për tërheqje të licencës së biznesit. Pas këtij vendimi, Agron Statovci, Ushtrues Detyre i Kryeshefit të ndërmarrjes publike “Trainkos”, po kërkon që të mbyllen të gjitha mediat e vendit.
Statovci vlerëson edhe se mbyllja e mediave do të jetë shërbimi më i mirë për Kosovën.
IKD: Katrahurë dhe sjellje jo parlamentare në sesionin pranveror të Kuvendit
“Të dashura media, ju ftoj që të solidarizoheni me Klan Kosovën, mbylluni edhe ju. Shërbim ma të mirë Kosovës kurrë nuk mundeni me i bo. Ma mirë me kanë të painfozmum se të dezinformum”, ka shkruar u.d Kryeshefi i “Trainkos”-it.
Ndaj vendimit brutalisht disproporcional dhe arbitrar ndaj mediave të lirë kanë reguar edhe Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Bashkimi Evropian, organizata ndërkombëtare të lirisë së shtypit, partitë politike në vend, shoqëria civile, e të tjerë, që e kanë quajtur goditje të rëndë ndaj lirisë së mediave, fjalës së lirë dhe mbarë demokracisë.