Një grua ka raportuar në polici se personi me të cilin ishte duke bashkëjetuar e ka kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur.
Rasti kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje, I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fushe Kosovë, 01.04.2023-08:00.Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar, si dhe e kishte kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.”