Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, dy vajza fillimisht janë futur në veturë nga disa burra të dyshuar dhe më pas janë dhunuar seksualisht, në dy raste të ndara, shkruan Gazeta Botapress.info
Sipas raportit të Policisë, në rastin e parë në Gjakovë gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00, viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
E marta, ishte ditë e kobshme në Kosovë: Katër vdekje brenda pak orëve, tri nga to ishin tragjike
Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në ora 18:05, ku viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Më poshtë raporti plotë nga Policia:
Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 04.10.2022 – 18:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Botapress.info/