Këshilltarja e presidentes, Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi ka treguar momentin se si ndodhi incidenti në aeroportin e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut.
Kadaj-Bujupi për KlanKosovën tha se pala maqedonase në këtë rast, sigurimi i aeroportit të Maqedonisë shkaktoi një incident të paprecedentë, të panevojshëm, e siç tha ajo “krejt i paarsyeshëm”.
“Nga mediat e Maqedonisë së veriut opinioni po helmohet me gënjeshtra dhe të pavërteta, po pretendojnë që të paraqesin që presidentja ka refuzuar që të fus siç po i referohen ata valixhen në skanerë. Në rend të parë Osmani nuk ka pas fare valixhe. Isha aty, ishim bashkë dhe presidentja Osmani e them me përgjegjësi të plotë nuk ka pas fare valixhe. Krejt çka ka pas një çantë të dorës”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Sipas saj, presidentes Osmani iu kërkua që të skanojë çantën e dorës për të cilën siç tha ajo e futi në skaner.
Kadaj Bujupi po ashtu tha se sigurimi i aeroportit fizikisht ‘u turr’ në drejtim të presidentes që t’ia konfiskojnë telefonin.
“Telefonin presidentja e mban në dorë. Sipas të gjitha protokolleve të sigurisë ajo është mjet pune i presidentes në të cilat diskutohen edhe çështjet e sigurisë dhe në asnjë mënyrë për asnjë çmim, pavarësisht tendencave që mund të ketë nga shtetet tjera presidentja nuk e dorëzon telefonin e vet sepse në atë moment e shkel ligjin. Presidentja refuzoi me dorëzu në skaner. Donin me ia konfisku telefonin. Fizikisht tentonin me trup, merrshin turr, tentuan me ia marr telefonin, me ia konfisku…është e paprecedent, është skandaloze, është shokuese”, shpjegoi momentin që ndodhi një ditë më parë në aeroportin e Shkupit, Kadaj-Bujupi.



Të tjera
Bota Lajme
Pse vdekja e Ali Larijani mund të jetë një humbje më e madhe për Iranin sesa ajo e Khameneit
Eliminimi i Ali Larijani nga një
Lajme
Ushtria amerikane godet pozicionet e raketave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit
Ushtria amerikane thotë se ka goditur
Aktuale
Ish-deputeti i GUXO: Tre persona nuk e donin rizgjedhjen e Vjosa Osmanit
Ish-deputeti i partisë GUXO, Nasuf Bejta,