E rëndë, vdes nxënësi 15-vjeçar në një shkollë në Ferizaj

Një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka vdekur sot pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike. I njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku, sipas mjekut kujdestar, pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë”.

Lidhur me rastin, Veseli tha se janë njoftuar Njësia e Hetimeve e stacionit, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

“Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”.

 

Të tjera

Lajme Sport

Muriqi në radarin e Barcelonës

Barcelona ka përcaktuar profilin e sulmuesit