Një ngjarje tragjike është regjistruar sot në fshatin Velekincë të Gjilanit, ku një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë kohës sa ishte duke ushtruar veprimtarinë si taksist.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, viktima është Ramadan Dalipi, 62-vjeçar i cili është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjilanit nga Sh.A, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes.
Dalipit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë drejtimit të veturës-taksi, me ç’rast ai kishte ndërhyrë duke e dërguar menjëherë në Emergjencën e spitalit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Departamentit për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim mbi vdekjen” për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e saktë të ndarjes nga jeta të 61-vjeçarit.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti është nën hetim nga njësitë relevante policore në koordinim me Prokurorinë.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në