E rëndë në Podujevë – 15 vjeçari plagosi gjyshen

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje, në fshatin Bajqinë të komunës së Podujevës, ku një i mitur dyshohet se ka lënduar rëndë fizikisht gjyshen e tij me një mjet të mprehtë.

Burime të Sinjalit mësojnë se i dyshuari është: E. Sh., 15 vjeçar, ndërsa viktima është: F.Sh, 70 vjeçare.

Sipas informacioneve zyrtare,policia është njoftuar për rastin dhe ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar të miturin si të dyshuar për lëndim të rëndë trupor me thikë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, dhe pas stabilizimit është intervistuar nga hetuesit.

Ndërkohë, edhe i mituri është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, ndërsa si provë materiale është sekuestruar thika me të cilën dyshohet se është kryer sulmi.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka lëshuar vendim për ndalimin e të dyshuarit. Hetimet janë në zhvillim.

Të tjera

Uncategorized

Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino

In questo articolo esploreremo i metodi

Lajme

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen