Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Korroticë të Epërme, komuna e Drenasit, ku një grua është gjetur pa shenja jete në ambientet e një pompe derivateve.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Nevride Sejdiu, rreth 67-vjeçare.
Sipas informatave zyrtare, rreth orës 21:30 më 20 korrik 2025, në stacionin policor është pranuar një thirrje emergjente për një trup të pajetë të gjetur në tualetin e pompës së derivateve “HIB-Petroleum”. Menjëherë pas raportimit, të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës, përfshirë Krimet e Rënda dhe hetuesit rajonalë, kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendngjarje. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar veprimet e mëtejme hetimore.
Rrethanat që çuan në vdekjen e viktimës janë ende të paqarta dhe rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”. Autoritetet janë në pritje të rezultateve mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të ndarjes nga jeta.



Të tjera
Aktuale
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit kushtetues, rrezikohen shërbimet dhe projektet kapitale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,
Aktuale
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Albin Kurti e fitoi besimin
Aktuale
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18 vjetorin e pavarësisë, valon krahas atij të SHBA’së
Flamuri i Kosovës është ngritur në