Një 28-vjeçar ka vdekur sot pasi ra nga një lartësi në rrugën “Holger Pedersen”, në Prishtinë, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo tha se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës, ndërsa është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
“Sot në stacionin policor Jugu, në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën “Holger Pedersen” në Prishtinë, ku viktima mashkull, 28 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.
Lidhur me rastin, Express ka kontaktuar edhe me drejtorin e Klinikës Eemrgjente në Prishtinë, Naser Syla.
Syla tha se viktima ka arritur në emergjencë pa shenja jete.
“Një i ri ka ardhur pa shenja jete në emergjencë. Nuk e dimë moshën e saktë dhe se si ka vdekur”, tha Syla.