Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur në Prizren është dhunuar seksualisht, shkruan Gazeta Botapress.
E mitura ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Prizrenit, derisa po Policia po merret me rastin në fjalë. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim.
E mitura është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku ka pranuar tretman mjekësor dhe mbetet për t’u bërë ekzaminime mjekësore./Botapress/