Një ngjarje e trishtë dyshohet se ka ndodhur dje në Han të Elezit, ku një nënë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pasi pretendon se vajza e saj 13-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një burrë.
Gazeta mëson se bëhet fjalë për një person të moshës 53-vjeçare, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht vajzën e mitur.
Rastin për Gazetën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar.
Me urdhër të prokurorit, 53-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Gazeta do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin./Botapress.info/