Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen.
Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten, kur e reja me inicialet Y.H., duke udhëtuar me veturën e saj nga Metzingen drejt Reutlingen, humbi kontrollin mbi automjetin. Si pasojë, vetura doli nga rruga dhe u përmbys disa herë, duke pësuar dëmtime të rënda.
Në vendin e ngjarjes intervenuan menjëherë ekipet e shpëtimit, përfshirë një helikopter emergjence. Autostrada B28 u mbyll për disa orë për shkak të intervenimit.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit intensiv, 21-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. Ajo ndërroi jetë dy ditë më vonë, të shtunën, si pasojë e plagëve të rënda. Autoritetet gjermane konfirmuan zyrtarisht vdekjen e saj ditën e djeshme.
Policia gjermane ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në aksidentin fatal.
Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ndërsa familja e të ndjerës po përjeton një dhimbje të thellë për humbjen e parakohshme të vajzës së tyre.



Të tjera
Aktuale
Plakolli i LDK-së: Peci s’na e pranoi një emër për drejtor me këtë arsyetim
Kreu i Degës së LDK-së në
Aktuale
Rizvanolli kërkon sakrificë: Blloqet duhet të ndalen për disa muaj
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane
Lajme
Pse doli emri i Behgjet Pacollit në dosjen Epstein? Kastriot Fetahaj jep shjegimin e tij
Eksperti i sigurisë kibernetike Kastriot Fetahaj