Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar më 15 korrik në Malishevë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrin e saj për sulm fizik, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të Sinjalit, viktima L.M., rreth 26-vjeçare ka deklaruar se bashkëshorti i saj H.M., rreth 33-vjeçar dhe vjehrri Q.M., rreth 54-vjeçar kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj në banesën familjare.
E njëjta ka kërkuar mbrojtje dhe, pas marrjes në pyetje nga hetuesit, është dërguar për strehim në shtëpinë e prindërve të saj. Ajo posedon edhe raport mjekësor për lëndimet e pësuara.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, është iniciuar rasti “Dhuna në familje”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në