Sot në Dhomat e Specializuara të Hagës mbahet seancë gjyqësore për rastin Jonuzi dhe të tjerët, pas marrëveshjeve për pranim të fajësisë nga Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi
Trupi Gjykues ka caktuar seancën për marrëveshjet për pranimin e fajësisë për sot në orën 09:00, dhe ka rezervuar edhe nesër në qoftë se do të jetë e nevojshme.
Gjatë pjesës së parë të seancës së nesërme, Trupi Gjykues së pari do të diskutojë çështje paraprake në lidhje me marrëveshjet për pranimin e fajësisë dhe më pas do të mbajë seancë për pranimin e fajësisë për Haxhi Shalën, vijuar nga seanca për pranimin e fajësisë për Sabit Januzin.
Haxhi Shala e Sabit Januzi kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë lidhur me akuzat për ndikimin e një dëshmitari që planifikohej të dëshmonte në Gjykatën Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Në çështjen gjyqësore ‘Januzi dhe të tjerët’, janë bërë publike dy marrëveshje më vete për pranimin e fajësisë, ku Sabit Januzi dhe Haxhi Shala, secili më vete, pranuan fajësinë për një akuzë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe një akuzë për frikësim gjatë procedurës penale.



Të tjera
Aktuale
Sllovenët e marrin përsëri tenderin për shtypjen e fletëvotimeve zgjedhore, kaq është vlera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Aktuale
Çmimi i naftës nuk ndryshon as sot, mbetet si dje
Ministria e Industrisë ka publikuar dje
Lajme
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mekë
Mbi dy milionë myslimanë nga e