Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfti Zharku në një prononcim për Indeksonline ka pranuar se ka votuar kundër nominimit të Përparim Ramës dhe kundër largimit të Agim Veliut.
“Votova kundër për të dy. Kundër kandidimit të Ramës dhe largimit të Veliut”, u shpreh shkurtimisht për Botapress.
Zharku tutje tha se pakënaqësitë kundër tyre i ka shprehur gjatë mbledhjes se kryesisë. Lutfti Zharku ditë më parë i kishte reaguar Përparim Ramës, pas deklaratës së këtij të fundit ku tha se është apartiak.
“Unë jam apartiak dhe nuk kam qenë kurrë politik, politika është sekondare, mirëpo menaxhimi është primar. Si arkitekt menaxhoj projekte gjatë gjithë kohës”, kishte thënë Rama në Rubikon.
Kurse, ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se ai është partiak dhe është LDK./Botapress/