Mrekullia e Edon Zhegrovës në përballje me Real Madridin, e mahniti gjithë botën e futbollit, saqë edhe mediumi spanjoll “Marca” pati disa fjalë për të.
Ende nuk ka kaluar një muaj, në Kosovë u bë bujë për përjashtimin e Edon Zhegrovës, jo vetëm në Kosovë.
Selektori Foda në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, suspenduan Zhegrovën, portierin Aro Muriç dhe futbollistin Florent Muslija, që i thyen rregullat
Postimi i FFK-së
Dhe pa u bë një muaj, të përjashtuarin nga FFK-ja sot ky institucion vet e lavdëron!
Për atë duhet mendohet mirë para se të merret një vendim, sepse lehtë është të përjashtosh lojtarin dhe brenda tre jave të dalësh e të mburresh me të.
Ky është postimi i FFK-së: “Zhegrova ka vazhduar shkëlqimin me formën e tij.
10-shi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë u shpall “Lojtari i ndeshjes” në përballjen e ekipit të tij, LOSC Lille, kundër klubit mbretëror Real Madrid, në kuadër të garës më të madhe të klubeve, Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 1:0.
Zhegrova në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe ishte lojtari kyç në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, me 62 prekje me topin, 88% saktësi të pasimeve dhe shtatë duela të fituara”.




Të tjera
Uncategorized
Verde Casino login: kā nodrošināt drošu piekļuvi jūsu kontam
Šajā rakstā mēs apskatīsim, kā nodrošināt
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia