Pakënaqësitë për mos realizimin e premtimeve nga Qeveria Kurti, duket se janë të shumta. Jo rrallëherë, pensionistët e familjarë të tyre janë ankuar për pensione të ulëta.
Një ndër to duket se është edhe Nebahate Lleshi, nëna e ministres që shërben në Qeverinë Kurti II, Arbërie Nagavci, e cila ka pyetur publikisht Qeverinë, përmes një statusi në Facebook.
“E pensionistëve kur doni me iu rrit pensionet?!!!”, ka shkruar ajo.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/11/nn-1.png)
Një komentues, ka sugjeruar Lleshin, që për këtë pyetje të drejtohet pikërisht te e bija, ministrja Nagavci./Botapress.info/