“Popular now”, është termi që do të shihni në Facebook posa ta shkruani emrin e bashkëshortit të presidentes Osmani, Prindon Sadriu.
Ky i fundit, me një status të publikuar para pak orësh, mori vëmendjen e publikut, kryesisht për konkludimet e çuditshme që dha në atë postim, shkruan lajmi.net.
Sadriu tha se presidentja Osmani e ka quajtur e para “kriminel lufte” Putinin, teksa pas saj të njëjtën gjë e ka bërë edhe presidenti amerikan, Joe Biden si dhe sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss.
Me këtë, ai konkludoi se ka pasur “sinkronizim” mes Osmanit dhe liderëve botërorë që presidentin rus ta quajnë “kriminel lufte”.
Ky postim i tij shkaktoi tallje masive në rrjet nga komentuesit mirëpo edhe persona tjerë, që komentuan postimin e Prindonit.