Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i është bashkuar emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit Albin Kurti në një drekë pune që po zhvillohet në një nga lokalet e kryeqytetit.
Ndryshe para këtij takimi i cili po mbahet në një nga lokalet në kryeqytet, Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorët e shumicës së shteteve prezente në Kosovë.
Klikimet që mundësuan vjedhjen historike nga thesari i Kosovës
Kurti po shoqërohet në takimin me emisarin evropian nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Vizita e Lajçakut në Prishtinë ndodh në kohën e rritjes së kërkesave nga faktori ndërkombëtar që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Pas qëndrimit në Prishtinë, Lajçak do të udhëtojë për takime në Beograd.
Ndërkaq, më herët, gjatë së hënës, u takua me ambasadorët e shteteve të QUINT-it.Në QUINT bëjnë pjesë: Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.
Së fundmi, SHBA-ja dhe BE-ja kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plot të raporteve./Botapress.info/