Autori i emisionit ‘Pressing’ Leonard Kërquki, ka thënë se raporti i Qeverisë Kurti me mediat, është padyshim raporti më i keq i secilës qeveri tjetër të Kosovës, shkruan Gazeta Botapress.
Mbrëmë eshtë diskutuar rreth punës së Qeverisë Kurti për këto tre muaj. Panelistët por edhe gazetari Leonard Kërquki ka pasur kritika të ashpra për Qeverinë Kurti.
Njëra ndër kritikat që u bë është edhe qasja e kësaj Qeverie me mediat. Gazetari Parim Olluri ka thënë se Qeveria nuk jep fare deklarata për këto media dhe madje mundohet me i tregu edhe agjencive tjera që kujt me i dhënë përgjigje e kujt jo.
Ndërkaq në këtë temë ka qenë Leonard Kërquki i cili ka thënë se raporti i Qeverisë Kurti me mediat, është padyshim raporti më i keq i secilës qeveri tjetër të Kosovës.
“Ajo që është padyshim me thënë, është raporti më i keq i secilës Qeverisë. Ende nuk ka ndodh që ka gjatë mos me dhënë intervistë as kryeministri, as presidentja, madje as edhe një zyrtar i ministrisë që marrin pagë prej buxhetit të Kosovës, nuk japin deklarata për asnjë medium i cili nuk është në linjë me qëndrimet e kësaj Qeverie. Kjo është e paprecedent”, ka thënë Kërquki.
Më poshtë keni deklaratën e tij. /Botapress/