Rrjetet sociale, janë përfshirë nga teori të shumta konspirative që kanë në qendër banoren Bian, duke ngritur dyshime dhe debate të forta mes ndjekësve të formatit.
Pamje të shkëputura nga videot brenda shtëpisë janë “qepur” nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe janë interpretuar si veprime që lidhen me rituale të magjisë së zezë
Momenti që ka shkaktuar më shumë zhurmë lidhet me kukullën e njohur të trendit, “Labubu”. Në një video virale, Bia shfaqet duke mbajtur kukullën në dorë dhe duke e shpuar atë me një gjilpërë.
Sipas komentuesve, ajo përmend emrin e Albës gjatë këtij veprimi, çka ka shtuar edhe më shumë dyshimet.
Pamjet vijojnë më pas në dhomën e gjumit, ku Bia shihet pranë krevatit ku flinin vajzat, duke futur diçka në dyshek, ndërsa më pas mbush gojën me ujë dhe hedh një varëse anash krevatit.
Për një pjesë të madhe të ndjekësve, kjo skenë ngjan me ritualet e vjetra “Voodoo”, duke ndezur komente alarmuese dhe reagime të ashpra në rrjet.
Situata është bërë edhe më e ndjeshme pas publikimit të një videoje tjetër, ku shfaqet Alba në një gjendje jo të mirë shëndetësore
Ajo dëgjohet duke thënë se gjërat po i rrëshqasin nga duart, se po i bien dhe po i thyen pa e kuptuar pse, duke shtuar se ndoshta “dikush më ka marrë mësysh”.
Këto fjalë kanë qenë “benzinë në zjarr” për komentuesit, të cilët i kanë lidhur menjëherë me pamjet e mëparshme të Bias.



Të tjera
Aktuale
Mbrojtja: S’ka prova se Thaçi hartonte komunikatat e UÇK-së
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka
Aktuale
Petrit Selimi: Avokati i Thaçit po e çmonton copë-copë çështjen e Prokurorisë së Hagës
Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar
Aktuale
Misetic: Nëse komunikatat e UÇK’së do të kishin nxitur krime, ju do të kishit dëgjuar atë nga dëshmitarët ndërkombëtarë
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka