Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan Televizioni Publik.
RTK raporton se Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.
Të njëjtat burime konfirmojnë se kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra.
Zyra për media e Ministrisë së Mbrojtjes i ka thënë se ende nuk mund ta konfimrojë largimin.
“Ne ende nuk kemi informatë zyrtare”, ka thënë Ibrahim Shala, nga Zyra për Media.