Gazetari Artan Hoxha deklaroi në “Opinion” se hakerat iranianët kanë synuar e-mailet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano, për shkak të pozicionit në krye të antiterrorit.
“Pse është hakeruar Gledis Nano? Duke qenë drejtor i antieterrorit dhe ka patur lidhje me aleatët, përmes tij kalonin informacionet që lidheshin edhe me iranianët. Ndaj kanë vënë në shënjestër Gledis Nanon dher jo Artan Lamen e Aluiznit. Ata kanë vënë një zyrtar që sipas tyre ishte i rëndësishëm dhe donin informacionet që ka Shqipëria në lidhje me rrjetin agjenturor, lëvizjet në kampin e Manzës, është një punë agjenturore e mirëfillitë”, tha Hoxha.
Presidenca e ndryshon vulën e Rugovës, ia përshtat një eventi
Nga informacionet ‘Top Secret’ për ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri, e deri tek të dhënat e administruara nga policia për atentate të mundshme, janë këto disa nga të dhënat e publikuara nga grupi i hakerave, Homeland Justice, që ka marrë përsipër sulmin kibernetik ndaj sistemeve të policisë./Botapress.info/