Para disa ditësh profesori universitar , Milazim Krasniqi i ka kritikuar dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica për qëndrimet e tyre kundrejt kryetarit të Bordit të RTK-së, Sali Bashota.
Krasniqi të dy i quajti amaterë dhe aventurierë politik, teksa shtoi se deklaratat e tyre kundrejt profesorit Bashota, nuk mund të kenë kurrfarë lidhjeje me moral islam, shkruan Gazeta Botapress.
E ndaj kësaj deklarate të Krasniqit ka reaguar deputeti i LVV-së, Eman Rrahmaani.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se ka dëgjuar që profesori Milazim Krasniqi e ka fyer dhe mallkuar atë dhe Visar Korenicën.
Më tutje deputeti i VV-së, në kundërpërgjigje ndaj Krasniqit e luti Allahun për shërimin e profesorit nga virusi Covid-19.