Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj fjalimit të Edi Ramës, të cilin e mbajti në Kuvendin e Kosovë, e në të cilën e kundërshtoi Gjykatën Speciale.
Ai ia rikujtoi Ramës se LVV nuk e ka votuar këtë gjykatë, e madje atë e ka dërgu edhe në Kushtetuese.
Sipas Gashit, Rama i di këto gjëra, duke rikujtuar se ky i fundit në vitin 2015 nuk e kishte kundërshtuar themelimin e Speciales, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kallxoni Edi Ramës se Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e ka votu Gjykatën e padrejtë Speciale
Kallxoni Edi Ramës se Lëvizja VETËVENDOSJE! Ligjin per Gjykatën Speciale e ka dërgu në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar Ligjin për Gjykatën Speciale jo të drejtë dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës.
Kallxoni të gjithëve që se kanë të qartë që Gjykata e “pagabueshme” Kushtetuese i ka dhanë dritë të gjelbërt Gjykatës Speciale në kundërshtim me kërkesën e Lëvzjes VETËVENDOSJE!
Kallxoni kush ka harru, se disa-disa desh u patën “tranu” nga dëshira e presioni për të votu Gjykatën Spciale.
Nëse doni mos i kallxoni kërkujt kurgjo se të gjithë i dijnë mirë këto e shumë mirë i di edhe Edi Rama që asnjë fjalë me 2015, nuk e tha kundër Gjykatës Speciale e asnjë germ se shkroi kundër saj!



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is