Shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borell ka dalë para medieve pas takimit të sotëm mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Borell ka përmendur rëndësinë e propozimit evropian duke shtuar se për këtë propozim janë pajtuar 27 shtetet e BE-së. Ai ka përmendur edhe 9 udhëtimet e emisarit Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd për të përafruar qëndrimet e Kurtit e Vuçiqit.
Borell ka përmendur edhe disa pika të këtij propozimi evropian por ka thënë se sot nuk ka nënshkrim konkret të kësaj marrëveshje njofton Botapress.