Mediumi francez “France24” i ka kushtuar një shkrim zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor. Sipas këtij mediumi, gjasat janë shumë të vogla që kriza politike dhe institucionale të marrin fund.
“France24” ka kujtuar edhe tensionet e Kosovës me aleatët, përkatësisht SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, pas veprimeve të ndërmarra në Veri të vendit.
“Tensionet që rezultuan në veri, të cilat për herë të fundit u shpërthyen në dhunë në vitin 2023, kanë tërhequr sanksione nga Bashkimi Evropian dhe kanë bërë që Uashingtoni të akuzojë qeverinë e Kurtit për rritjen e “paqëndrueshmërisë”.”, shkruan France 24.
Mediumi francez ka rikujtuar edhe rrezikimin e miliona eurove si pasojë e mungesës së një Parlamenti funksional dhe mbetjen e shumë institucioneve me ushtrues detyre.
“Mbi një duzinë institucionesh dhe agjencish qeveritare kanë mbetur gjithashtu pa udhëheqës, pasi mandatet e menaxherëve të tyre skaduan pa u emëruar të rinj”, shkruan France 24.
Në këtë tekst, medium francez ka rikujtuar se Kurti në të kaluarën ishte quajtur si Che Guevara për shkak të kaluarës së tij radikale.



Të tjera
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike
Aktuale
Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë
Ministri në detyrë i Financave, Punës
Aktuale
Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur