Tani nuk ka më asnjë hamendësim. Gerard Piqué dhe e dashura e tij e re, Claria Chía Marti, u panë duke u puthur në një koncert. Pamjet dolën në dritë në rrjetet sociale të programit ‘El Gordo y la Flaca’ (Univisión), ku disa orë më pare u konfirmuan se çifti kishin lidhje që në shkurt, kur ai ishte ende me Shakirën.
![E harroi Shakirën, Gerard Pique shihet duke u puthur me të](https://cdnimpuls.com/dosja.al/media3/-640-0-1661085674xpique-1-757.jpeg)
Çifti injoroi kamerat televizive dhe i transmetonin shumë dashuri njëri-tjetrit, teksa dëgjonin këngët e Dani Martinit, i cili ofroi një koncert pranë Pirenejve. Pranë tyre është fiksuar edhe babai i Gerard Pique. Kuptohet, pamjet u bënë virale. Të gjithë nëpër rrjete sociale po befasohen me ngjashmërinë e madhe të Clarias me Shakirën, ish-partneren e Piques.
![E harroi Shakirën, Gerard Pique shihet duke u puthur me të](https://cdnimpuls.com/dosja.al/media3/-640-0-1661085675xpique-2-911.webp)