Kryeministri i Kosovës ka propozuar në mbledhjen e sotme të qeverisë qe vendimi i Kosovës për ndalimin e targave ilegale të “sekuencohet” dhe “shkallëzohet”.
“I nderuari kabinet qeveritar, targat KM…. Janë targa ilegale, qeveria e Kosovës përmes vendimit ka obliguar pronarët e mjeteve me targa ilegale që të njëjtat t’i kthejnë në targa zyrtare RKS. Ne kemi zhvilluar diskutime të brendshme me ministrinë e linjes dhe organet e sigurisë dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim në vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve sa i përket zbatimit të këtij vendimi për 3 javë deri në 21 nëntor, masa do të jetë e qortimit.
Komisioni Evropian pret një zgjidhje për targat para të hënës
Nga 21 nëntori, për 2 muaj deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes, dhe pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për 2 muaj të tjerë, dhe prej datës 21 prill, nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës. Nëpërmjet këtij sekuencimi dhe shkallëzimi ne tregojmë seriozitet ta zbatojmë”, tha Kurti. /Botapress.info/