Pas sulmit në uzinën e Gramshit, duket se e njëjta situatë është përsëritur në uzinën e Poliçanit.Policia ushtarake ka konstatuar 2 makina me targa të huaja.
Sipas burimeve dy shtetas të huaj janë ndaluar teksa po fotografonin uzinën. Ata janë kapur duke fotografuar tunelet dhe fabrikën e fishekëve.
Aktualisht është raportuar për prezencë te madhe të policisë ushtarake në uzinën e Poliçanit ndërsa pritet që në vendngjarje të mbërrijnë prokurorët.
Në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy fugona të FNSH./Botapress.info/