Kryetarët e Zubin Potokut dhe të Zveçanit nuk do të shkojnë nesër në objektet e komunës, respektivisht zyrat e tyre.
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqir ka folur pas situatës së tensionuar në katër komunat veriore të Kosovës.
Zeqiri ka thënë në RTK se për shkak të kësaj situate nuk do të dal në zyrat e objektit të komunës së Zubin Potokut, duke shtuar se kështu do të veprojë edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, transmeton Botapress.info
Bildt: Militantët serbë duke sulmuar NATO’n, kjo është më e keqja që e kemi parë ndër vite
Të dy këta kryetarë janë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndryshe, protestues serbë u mblodhën të hënën para ndërtesave komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.
Në këto katër komuna më 23 prill janë mbajtur zgjedhjet për kryetarë. /Botapress.info/