Arbnor Morina ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit te skuadra e Ferizajt, njofton faqja zyrtare e klubit, raporton Botapress.info
Sipas një deklarate të publikuar nga faqja zyrtare e klubit, Morina është shprehur i pakënaqur me disa çështje të brendshme të klubit. Kjo dorëheqje e Morinës vjen vetëm pak orë pas barazimit 1:1 me Gjilanin në xhiron e dhjetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.
Tragjedi në botën e futbollit: Futbollisti i ekipit elitar gjendet i pajetë në shtëpi e tij
Postimi i plotë i klubit dhe deklarata e Morinës pas dorëheqjes: Arbnor Morina jep dorëheqje nga posti i trajnerit të FC Ferizaj
“Pas takimit të sotëm kundër Gjilanit, kam njoftuar kryesinë e klubit që nuk do të jem më trajner i ekipit sepse mendoj që diçka duhet të ndryshohet që ekipi të ec përpara, me iden se klubi është më I madh se secili individ. Periudha e kaluar në Ferizaj, është një periudhë shumë e këndshme për mua në bashkëpunim me njerëz punëtorë dhe të sinqert, mirëpo klubi ka nevojë për një infuzion që të vazhdoj rrugëtimin aty ku e ka cakun.
Këtë vendim e kam marr pasi që prej xhiros së parë kemi qenë ekip, i cili kemi tregu futboll të mirë, kemi shënu por nuk kemi mundur të mbajmë rezultatin.Besoj se reflektimi im do të ia kthej FC Ferizajt ditët që i kemi kaluar në ligën e parë. Falemnderit të gjithëve në klub për bashkëpunim dhe dëshiroj që FC Ferizaj të arrijë atje ku i ka synimet kryesia e klubit”, tha Arbnor Morina për faqen zyrtare të klubit.