Turqia dhe Siria janë lëkundur nga një tjetër tërmet i fortë, pasditen e së enjtes. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9, epiqendra ndodhet 18 kilometra në jug të Antakeisë, ndërsa thellësia fokale është 10 kilometra.
Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz.
E rëndë: Privimi nga jeta me qëllim hakmarrje për 300 euro borxh në Klinë
Provinca e Hatay, është një nga provincat më të prekura nga dy tërmetet vdekjeprurëse me qendër Kahramanmaras, të hënën e kaluar kanë ndodhur edhe dy tërmete të tjera me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë, me 3 minuta diferencë. /Botapress.info/