Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin Dimal-Kuçovë.Bëhet me dije se një motor është përplasur me autobusin. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur Esjan Llozgari.
Mësohet se autobusi vinte nga Kuçova në drejtim të Dimalit dhe është kthyer në rrugë për të parkuar, ndërkohë që motori që drejtohej nga i riu Esjan Llozgari qarkullonte në të kundërt.
Si pasojë e aksidentit të rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit Esjan Llozgari. I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve./Botapresss.info/