Sporti i Kosovës është tronditur nga një lajm i hidhur që ka marrë sot.
Ish- hendbollisti i kampionit të Kosovës, Besa Famgas nga Peja, Valbon Shala, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare.
Shala ka qenë prej pivotëve më të mirë në Kosovë, ish reprezentues i Kosovës. Ish hendbollisti Enis Kastrati, shok i ngushtë i Valbonit, është i pikëlluar thellë.
“Miku im Valbon, as në ëndrrën më të keqe nuk e kisha paramendu që sot do ti shkruaj këto fjalë për ty sepse planifikonim të vije për pushime dhe të çmalleshim dhe ti përkujtonim kohët e vjetra, ishe një djalë i mrekullueshëm, baba i shkëlqyeshëm dhe mbi të gjitha një shok e përtej shokut për mua.
Prehu në paqe shoku im ishalla allahu të ka bo banor të xhenetit. Lamtumirë shoku im”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij në facebook.