Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Drenas, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka humbur jetën
Sinjali mëson se viktima e këtij aksidenti është Aldion Mulaj, i cili ishte në motoçikletë, vdekja e të cilët është konstatuar nga ekipet mjekësore në QKMF-në e Drenasit.
Ndërkaq, nga ky aksident i lënduar ka mbetur edhe një person tjetër.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët kanë thënë se Mulaj ka ndërruar jetë tragjikisht.
Ata po ashtu kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në orën 18:00, në varrezat e lagjes Mulaj, fshati Tërstenik.
“Të nderuar familjar dhe miq,
Në vijim të njoftimit të mëhershëm, ju informojmë se ceremonia e varrimit të të ndjerit Aldion Hajdin Mulaj do të bëhet sot, e premte, në orën 18:00, në varrezat e lagjes Mulaj, fshati Tërstenik
Me pikëllim të thellë,
Familja Mulaj”, thuhet në njoftimin e tyre.



Të tjera
Kosova Lajme
S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së, Lushaku-Sadriu flet për Klanin
Shefja e Grupit Parlamentar të
Lajme
Termokos përfundon sezonin ngrohës 2025/2026
Termokos ka marrë vendim që sot
Aktuale
Azemi: Ka vend për Vjosa Osmanin në LDK, e djathta duhet të bashkohet
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të