Gazeta pak më parë raportoi se ka vdekur personi që u lëndua në aksidentin që ndodhi më 18 nëntor, në rrugën Shtime – Suharekë, në fshatin Carralevë. Sinjali mëson se viktima është një 33-vjeçar.
Ai fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas ishte transferuar në QKUK, por që nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet i tipit “pick-up”./Botapress.info/