Kreshnik Kajtazaj nga Kosova u gjend i vdekur në vendngjarje, ndersa , Klaudio Becurri nga Shqipëria vdiq më pas në spital në aksidentin me makinë që ndodhi në lagjen Morris Park në Bronx, pak pas mesnates së ditës së enjte më 12/16/2022.
Vetura e tipit Mercedes Benz ML320 e vitit 1998 u përlas për një shtyllë elektrike prej metali në të cilën valonte flamuri kuq e zi.
Përplasja fatale sipas tyre ndodhi rreth orës 12:15 në lagjen e shqiptarve Morris Park Avenue dhe Haight Avenue në Bronx, Nju Jork.
Hetimi paraprak zbuloi se një Mercedes Benz ML320 i vitit 1998 me dy persona po udhëtonte me shpejtësi të madhe në rrugën express në Morris Park Avenue, kur shoferi nuk arriti të kontrollonte automjetin ne tentative per te bere nje kthesë dhe u përplas me një shtyllë te ndricimit.
Autoritetet mbërritën menjeher në vendin e ngjarjes dhe gjetën brenda saj dy persona, një nga ata ishte Kreshnik Kajtazi që ishte dhe drejtuesi i mjetit, sipas policise me plagë të rënda në kokë dhe pasagjeri nje 24-vjeçar me plagë të rënda gjithashtu në koke. Kajtazaj u deklarua i vdekur në vendin e aksidentit nga mjekët, ndërsa pasagjeri i tij u transportua në gjendje kritike për në spital, raporton Botapress.