Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Prishtinë, ku një burrë ka humbur jetën tragjikisht, pasi e kanë zënë disa panele druri teksa ishte duke punuar. I ndjeri ishte duke punuar në punëtorinë “Enisi”, ku e gjeti vdekjen.
Valon Syla kërkon 30 mijë euro dëmshpërblim nga të akuzuarit për sulmin fizik ndaj tij
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima që humbi jetën është Mexhid Raqi, 35-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor pasi u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/12/404516615_298311236522719_2147270960821906146_n-1024x768.jpg)
Sinjali mëson se lidhur me rastin në cilësinë e personit të dyshuar është intervistuar pronari i punëtorisë, i cili ka deklaruar se 35-vjeçari nuk ka qenë punëtor i tij, por vetëm iu ka ndihmuar.
Ndryshe, në vendin e ngjarjes njësitet policore përkatëse kanë intervenuar posa rasti është raportuar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar më pas në IML për obduksion.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast është bërë e ditur se rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri. Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”