Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Sekiraçë, në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku për pasojë ka humbur jetën një i mitur.
Viktima është 15-vjeçari Benjamin Hasani, nxënës i shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Enver Maloku” në Podujevë.
Lidhur me ngjarjen tragjike ka reaguar edhe kjo shkollë, duke shprehur dhimbje të thellë për humbjen e nxënësit të tyre.
“Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi sot në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku humbi jetën nxënësi i shkollës sonë Benjamin Hasani.
Humbja e jetës së tij është humbje e madhe për familjen, arsimtarët dhe shoqërinë e tij.
Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqërisë dhe gjithë të afërmve të tij.
Do të të kujtojmë gjithmonë me mall, shokët e klasës, i gjithë stafi dhe nxënësit e shkollës Enver Maloku!”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në