Gazeta i mëson ekskluzivisht se Resmije Jashari është gruaja që u gjet mëngjesin e sotëm e varur me kabllo elektrike në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Burime të sigurta të Gazetës Sinjali konfirmojnë se viktima ishte paciente në Klinikën e Psikiatrisë, ku po trajtohej. Ajo dyshohet se është larguar nga objekti pa u vërejtur nga stafi mjekësor, për të kryer më pas aktin tragjik jo larg klinikës ku qëndronte e hospitalizuar.
Trupi i saj është gjetur nga punëtorë shëndetësorë, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Në momentin e gjetjes, viktima ishte e veshur me rroba të stilit fetar që përdoren nga gratë muslimane.
Policia, njësitet hetimore dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë, përfshirë edhe mosveprimin apo neglizhencën e mundshme të stafit të Klinikës së Psikiatrisë.



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir